BERISHA KANDIDATI I VETËM PËR KRYETAR TË PD; RRËZOHEN KANDIDATURAT E TJERA
Sali Berisha pritet të rikandidojë pa garë për drejtimin e Partisë Demokratike, pasi Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale nuk ka miratuar asnjë kandidaturë tjetër. Sipas vendimit të këtij komisioni, vetëm Berisha plotëson kriteret statutore për të qenë në garë për kryetar të PD-së.
Anonim
e premte, 01 maj 2026 në 02:04 m.d.

Ndërkohë, kandidaturat e Mereme Selës dhe Vladimir Mulajt janë rrëzuar, pasi sipas komisionit nuk përmbushin kushtet për profil të lartë publik dhe politik. Gjithashtu, atyre u është konstatuar mungesa e eksperiencës drejtuese në nivel kombëtar apo rajonal, pavarësisht se janë anëtarë të Partisë Demokratike.
Në njoftim bëhet e ditur se komisioni nuk ka pranuar as aplikimet e Ervin Salianjit dhe Evi Kokalarit. Argumenti i përdorur është se kandidaturat e tyre nuk janë paraqitur nga anëtarë të Partisë Demokratike. Në këto kushte, gara për kreun e PD-së pritet të zhvillohet pa rivalë përballë Sali Berishës.
Ndaj këtë lajm