Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit: Kush janë emrat e rinj në qarqe dhe komisariate
Riorganizim në Polici, Ahmeti merr Fierin, ndryshime nga Tirana në Vlorë dhe Shkodër
Anonim
e enjte, 23 prill 2026 në 05:04 m.d.

Me urdhër të Skënder Hitës, Erion Ahmeti është emëruar Drejtor i Policisë në Fier, ndërsa Gerald Toska do të drejtojë komisariatin e këtij qyteti. Lëvizjet kanë prekur edhe Elbasanin, ku Andi Banushi vendoset zëvendësdrejtor, dhe Tiranën, ku Alfred Cenaj merr drejtimin e Komisariatit Nr. 2. Në Peqin, detyra i është besuar Erdit Rreçekut.
Në sektorin e hetimit, Dritan Muça transferohet në Vlorë, Dritan Malaj në Berat dhe Petrit Halo në Shkodër si zëvendësdrejtorë. Për rendin, Arben Nasufi emërohet në Lezhë dhe Krenar Guçe në Përmet. Ndërkohë, Islor Islami, i shkarkuar së fundmi nga Lezha, kalon te Krimi i Organizuar. Sektori rrugor në Tiranë plotësohet me Lusjan Zeqajn, Jetnor Shirën dhe Ermal Zaimin në krye të trafikut urban.
Ndaj këtë lajm
Komente
Foto & Video
