PD pa kandidat për Tiranën, Baçi: Arsyet pse ende s'kemi asnjë emër
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, deklaroi se forca politike ku ai bën pjesë nuk ka ende një emër konkret për kandidatin për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Anonim
e hënë, 06 prill 2026 në 10:06 m.d.

Baçi theksoi se aktualisht nuk ka diskutime për emra specifikë, për shkak të situatës ligjore dhe kushtetuese.
“Nuk ka një diskutim të kësaj natyre… nuk kemi asnjë gjë ligjore, kushtetuese, për të menduar për një kandidaturë”, u shpreh ai.
Deputeti rikujtoi se më herët Partia Demokratike kishte propozuar Florian Binajn si kandidat, duke e cilësuar si një zgjedhje të përshtatshme për momentin.
“Partia Demokratike iu afrua elektoratit me një zgjidhje të shkëlqyer… por pezullimi që i bëri Gjykata Kushtetuese e ndaloi procesin”, tha Baçi për "RTSH".
Sipas tij, përzgjedhja e kandidatit do të jetë pjesë e një procesi të mëvonshëm dhe më të gjerë vendimmarrjeje.
“Do të ketë vendimmarrje të tjera, diskutime më të zgjeruara… për të qenë sa më efektiv dhe sa më rezultativ”, deklaroi deputeti demokrat.
Baçi theksoi se kandidatura do të jetë politike dhe pritet të vijë nga Partia Demokratike, por në bashkëpunim me opozitën.
Ndaj këtë lajm
Komente
Foto & Video
