Krizë politike: LDK largohet nga tavolina e bisedimeve, Kosova sërisht drejt zgjedhjeve
Lidhja Demokratike e Kosovës është tërhehur nga bisedimet për presidentin. Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku deklaroi se nuk kanë arritur pajtueshmëri dhe i konsiderojnë të mbyllura diskutimet meqë Kurti ka këmbëngulur që presidenti ti mbetet LVV.
Anonim
e hënë, 20 prill 2026 në 11:06 p.d.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur poshtë ofertën e fundit të LVV-së për marrëveshje qeverisëse, duke e çuar vendin drejt një skenari të mundshëm zgjedhor. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi se partia e tij ka qenë e prerë në qëndrimin se Presidenti nuk mund të jetë një figurë e kontrolluar nga ekzekutivi. Sipas tij, përqendrimi i të tri institucioneve kryesore në duart e një partie të vetme është i papranueshëm.
Edhe pse u shpreh se ka bërë përpjekje për të gjetur një rrugë të mesme, Abdixhiku pranoi dështimin e negociatave. Tashmë, fokusi i tij do të mbetet te konsolidimi i brendshëm i LDK-së dhe bashkimi i forcave të djathta. Ai kritikoi LVV-në për mungesë fleksibiliteti, duke deklaruar se insistimi i tyre për ta mbajtur me çdo kusht pozitën e Presidentit bllokoi arritjen e ujdisë.
Ndaj këtë lajm