LIVE
...

NextShqip

Kthehu te Ballina
Bota

‘Të mirët’ dhe ‘të këqijtë’/ Trump harton listën klasifikuese për anëtarët e NATO-s, 2 vendet e preferuara të Presidentit

Vende si Rumania dhe Polonia vlerësohet se mund të përfitojnë, pasi ruajnë marrëdhënie të mira me Uashingtonin dhe kanë kontribuar në operacionet ushtarake ose presin trupa amerikane.

A

Anonim

e mërkurë, 22 prill 2026 në 01:03 m.d.

3 min lexim
‘Të mirët’ dhe ‘të këqijtë’/ Trump harton listën klasifikuese për anëtarët e NATO-s, 2 vendet e preferuara të Presidentit

Shtëpia e Bardhë duket se ka hartuar një plan për vlerësimin e vendeve anëtare të NATO-s bazuar në qëndrimin e tyre ndaj luftës me Iranin, duke krijuar një “listë” informale me aleatë “të mirë” dhe “të këqij”, ndërsa administrata e Donald Trump kërkon mënyra për të ndëshkuar ata që nuk mbështetën operacionet amerikane.

Sipas diplomatëve evropianë dhe një zyrtari amerikan të Pentagonit, të cituar nga Politico, plani përfshin vlerësimin e kontributit të vendeve anëtare në Aleancë dhe klasifikimin e tyre në kategori. Përpunimi i tij u bë në prag të vizitës së fundit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Uashington.

Shtëpia e Bardhë ka hartuar listë me “aleatë të mirë” dhe “të këqij” brenda NATO-s

Kjo nismë përbën një tjetër shenjë të synimit të Trump për të zbatuar kërcënimet ndaj aleatëve që nuk përputhen me zgjedhjet amerikane, duke ushtruar presion shtesë mbi Aleancën, e cila tashmë është vënë në provë nga ndërhyrje si propozimi për aneksimin e Groenlandës apo kërcënimi për tërheqje të plotë të SHBA-së nga NATO.

Sekretari i Mbrojtjes, Pit Hegseth, kishte sinjalizuar këtë qasje që në dhjetor, duke theksuar se «aleatët që kontribuojnë në mënyrë thelbësore, si Izraeli, Koreja e Jugut, Polonia dhe vendet baltike, do të gëzojnë trajtim të veçantë», ndërsa ata që nuk përgjigjen "do të përballen me pasoja".

Të paqarta përfitimet për “të mirët” dhe “sanksionet” për “të këqijtë”

Detajet e planit mbeten të paqarta, ndërsa nuk është sqaruar se cilat do të jenë “përfitimet” apo “sanksionet” e mundshme. Sipas burimeve diplomatike, një opsion i mundshëm do të ishte riorganizimi i trupave amerikane në Evropë, megjithëse një veprim i tillë do të kishte kosto të konsiderueshme dhe vështirësi operacionale.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë theksoi se SHBA “kanë mbështetur vazhdimisht aleatët e tyre”, por nuk morën mbështetje të ngjashme në operacionin “Epic Fury”, duke paralajmëruar se "Shtetet e Bashkuara do ta mbajnë mend".

Në këtë kuadër, vende si Rumania dhe Polonia vlerësohet se mund të përfitojnë, pasi ruajnë marrëdhënie të mira me Uashingtonin dhe kanë kontribuar në operacionet ushtarake ose presin trupa amerikane.

Në të kundërt, vende si Spanja, si dhe aleatë si Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, raportohet se nuk iu përgjigjën plotësisht kërkesave të SHBA-së, duke refuzuar ose vonuar mbështetjen e tyre.

Plani mund të çojë në diferencim të pranisë ushtarake amerikane, ushtrimeve të përbashkëta ose shitjeve të sistemeve të armëve, në varësi të qëndrimit të çdo vendi.

Megjithatë, kjo qasje ka shkaktuar reagime edhe brenda SHBA-së. Senatori Roger ëicker paralajmëroi se "nuk ndihmon kur udhëheqësit amerikanë flasin me përçmim për aleancat", duke theksuar përfitimet politike dhe strategjike të tyre.

Analistët shprehin gjithashtu dyshime për aftësinë e administratës amerikane për të menaxhuar një krizë tjetër në marrëdhëniet me Evropën, ndërkohë që lufta vazhdon, duke theksuar se një përshkallëzim i mundshëm brenda NATO-s mund ta dobësojë më tej Aleancën.

"Trump dhe ekipi i tij po përpiqen të dalin nga ngërçi që vetë kanë krijuar", deklaroi Joel Linnainmäki, ish-zyrtar finlandez që ka punuar për anëtarësimin e vendit në NATO në vitin 2023. "Ka shumë gjasa që administrata të mos ketë mundësi të hapë një tjetër front përplasjesh me Evropën, ndërsa lufta vazhdon", shtoi ai./ Politico

Ndaj këtë lajm

Komente

Lër një koment

0/1000

Duke ngarkuar komentet…