LIVE
...

NextShqip

Kthehu te Ballina
Aktualitet

Ministri i Brendshëm Lamallari nxjerr fotot e molotovëve dhe përgëzon policët: Shqipëria nuk do të merret peng

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas protestës së Partisë Demokratike në Tiranë, duke përgëzuar Policinë e Shtetit për ndërhyrjen gjatë përplasjeve me protestuesit.

A

Anonim

e premte, 17 prill 2026 në 09:58 e pasdites

1 min lexim
Ministri i Brendshëm Lamallari nxjerr fotot e molotovëve dhe përgëzon policët: Shqipëria nuk do të merret peng

Në një deklaratë publike, Lamallari vlerësoi reagimin e efektivëve, duke theksuar profesionalizmin dhe vetëpërmbajtjen e treguar në terren.

“Përgëzime Policisë së Shtetit për reagimin profesional, vetëpërmbajtjen dhe neutralizimin e menjëhershëm të molotovarëve të përdorur si mish për top për të djegur qytetin, për të nxirë vendin dhe për të rrezikuar jetën e efektivëve me uniformë”, u shpreh ministri.

Ai akuzoi gjithashtu organizatorët e protestës për përdorim të të miturve dhe për përpjekje, sipas tij, për të destabilizuar vendin.

“Shqipëria nuk do të merret peng nga një pakicë që nuk ngurron të përdorë të miturit për të djegur dhe për të fshehur dështimin e vet”, deklaroi Lamallri.

Në vijim, ministri theksoi se qytetarët, sipas tij, kanë bërë tashmë zgjedhjen mes stabilitetit dhe përshkallëzimit të dhunës.

“Mes atyre që ndërtojnë të ardhmen europiane të vendit dhe atyre që kërkojnë ta djegin atë, zgjedhja është tashmë e qartë nga mbarë shqiptarët”, përfundoi ai.

Ndaj këtë lajm

Komente

Lër një koment

0/1000

Duke ngarkuar komentet…