Shtohen telashet për Ramën, Malaj “zyrtarizon” kandidimin për Bashkinë e Vlorës: Nuk është kadastër e kryeministrit
Arben Malaj e bën fakt të kryer kandidimin për Bashkinë e Vlorës..
anonim
e shtunë, 04 prill 2026 në 11:24 e pasdites

Ish-ministri dhe socialisti i vjetër Arben Malaj duket se ka marrë vendimin e fundit për të kandiduar në zgjedhjet e Bashkisë së Vlorës. Pak ditë më parë, Malaj kishte treguar se ka shumë kërkesa që të futet në garë, por ishte në dilemë. Sot, ai ka sinjalizuar qartë se do të garojë për kryetarinë e Bashkisë së Vlorës.http://localhost:3000/?section=Bota
Më herët, Malaj kishte theksuar se nuk do të jetë kurrë kandidat i Partisë Socialiste sa kohë aty të jetë Edi Rama, duke sinjalizuar se do të jetë kandidat i pavarur. Në një deklaratë të fuqishme, Malaj ka theksuar se Vlora nuk është një hartë kadastrë e Ramës, por Mbretëresha e Mesdheut, simboli i pavarësisë dhe lirisë kombëtare. Ai thekson se Vlora është margaritari që do të shkëlqejë në shekuj si pika e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, vëllezërve dhe motrave nga çdo cep i Shqipërisë kreshnike.
“Së bashku, do të bëjmë gjithçka dhe do të shkruajmë dedikimin që dua ta meritoj bashkë me ju dhe ta lë si trashëgimi për liderët e rinj të Vlorës dhe Shqipërisë: ‘Ai e gjeti Vlorën pa shpresë dhe e la atë me një vizion të qartë për të ardhmen’”, shkruan Malaj.
Ai thekson se do të jepë gjithçka për të nisur garën për kryetarinë e Bashkisë së Vlorës bashkë me qytetarët, duke u frymëzuar nga tre shembujt e lidershipit botëror dhe përgjegjësia e lartë për të merituar vlerësimin në fund të mandatit.
Së pari, Malaj do të udhëheqë nga filozofia e Edëin M. Lee: “Nuk ka kufi për suksesin dhe potencialin e këtij qyteti të jashtëzakonshëm, nëse e mbajmë derën e mundësive të hapur për çdo banor të SF/Vlorës.”
Së dyti, ai do të udhëhiqet nga shembulli i George Christopher: “SF/Vlora ishte thellë në zemrën e tij. Ai i shërbeu qytetit tonë me efikasitet të shkëlqyer, qëllim të devotshëm dhe përkushtim të palodhur.”
Dhe mbi të gjitha, si model i integritetit, Malaj do të më inspirojë shembulli i Fiorello La Guardia, kryebashkiaku i New Yorkut: “Ai ishte një njeri i popullit që besonte se qeverisja e mirë nuk është vetëm çështje administrative, por edhe çështje karakteri dhe moraliteti. Ai dëshmoi se politika mund të jetë një shërbim fisnik, kur është udhëhequr nga ndershmëria e paepur.”
Nga ky vizion i fundit, Malaj thotë se duhet të fillonim së bashku. Ai i shfaq armiqësit që po kundërvihen ardhjes së një vizioni të re për Vlora: “Koha është për të vrarë me votë masive arrogancën, pushtetin absolut të korruptuar në mënyrë absolute dhe babëzinë që po e vret shpresat dhe endrat e shqiptarëve.”
Ndaj këtë lajm