LIVE
...

NextShqip

Kthehu te Ballina
Showbiz

Rogerti thyen heshtjen pas finales: Akuzon për manipulim të rezultatit

Finalja e zhvilluar mbrëmë përmbylli edicionin me shpalljen e Selin Bollatit si fituese të këtij sezoni. Rogerti, i cili doli i pari nga gara mes katër finalistëve, u duk qartësisht i pakënaqur me rezultatin e finales.

A

Anonim

e hënë, 20 prill 2026 në 11:33 p.d.

1 min lexim
Rogerti thyen heshtjen pas finales: Akuzon për manipulim të rezultatit

Menjëherë pas eliminimit, ai u pa i tensionuar dhe u largua pothuajse menjëherë nga studioja e spektaklit, pa qëndruar gjatë në përfundim të transmetimit.

Situata u bë edhe më e dukshme më vonë, pasi Rogerti nuk ishte i pranishëm në festën e organizuar pas finales, ku zakonisht marrin pjesë stafi dhe ish-banorët për të mbyllur sezonin.

Në vend të pjesëmarrjes në festë, ai u shfaq në rrjetet sociale së bashku me reperin Don Phenom, i cili gjatë videos nuk nguroi ta cilësonte atë si “fituesin e vërtetë”.

Në të njëjtën video, Rogerti u drejtua me një mesazh për mbështetësit e tij, duke kërkuar që të mos shqetësoheshin për rezultatin e finales dhe duke shtuar: “Këto lojëra janë bërë për politikën vëlla, nuk janë bërë për njerëzit e vërtetë”.

Ndaj këtë lajm

Komente

Lër një koment

0/1000

Duke ngarkuar komentet…