Rama sulmon opozitën: Janë kundër interesit kombëtar, por PS do fitojë shumicën në zgjedhjet lokale
Kryeministri Edi Rama në një takim me socialistët në njësinë numër 12, la prorosi për më shumë organizim në terren për zgjedhjet vendore të 2027-ës. Rama tha se PS ka kapacitet të fitojë më shumë dhe në qendrat e votimit ku nuk marrin fitore kjo ndodh vetëm sepse PS nuk organizohet si duhet.
News
e shtunë, 04 prill 2026 në 06:21 e pasdites

“Besoj se PS ka kapacitet të bëjë më mirë dhe të fitojë më shumë. Nuk ka asnjë QV që PS nuk e fiton dot, por ka QV ku PS nuk fiton se nuk organizohet si duhet. Nuk ka asnjë rezultat që ne nuk arrijmë dot, rezultatet që nuk arrijmë vijnë se nuk e bëjmë dot punën si duhet. Na duhet që këtë punë dhe këtë përpjekje ne e kemi detyrë më të madhe se sa thjesht ndaj vetes. Kjo arsye është mundësia historike që na ka ardhur në dorë, janë krijuar kushtet që ne ta shohim derën e Europës afër dhe të hapur plotësisht. Kemi bërë shumë për të arritur këtu, por që nuk mjafton,. Ne mund ta kishim bërë të gjithën dhe nuk mjafton, sepse vendi i vogël, populli i vogël nuk i mjafton të bëjë më të mirën e vet, duhet dhe të tjerët ta shohin me sy të mirë. I janë bashkuar yjet e fatit për arsye që nuk i dihet me sa mirë kemi punuar ne, be do të na marrë brenda vetes. Kjo është e jashtëzakonshme. Ky moment është konkret. Na duhet të bëjmë maksimumin që dera të mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë në brenda”, tha Rama.
Rama gjithashtu akuzoi opozitën se vepron kundër interesit kombëtar sa i përket procesit të integrimit të vendit në BE.
Në Asamblenë e PS-së në Njësinë 12, kryeministri theksoi se janë të vetëm në betejën e integrimit, duke iu referuar opozitën, të cilën e cilësoi si të “verbër”.
Sipas tij, të tjerët e ngatërrojnë rivalitetin me PS-në me interesin kombëtar dhe të mirën e vendit për të hyrë në unionin evropian.
“Mbyllja e negociatave me BE është të mbyllësh hesapet me BE. Hapi i pari është Brukseli, të gjitha zyrat, nëpunësit që merren me reformat, ndjekin masat e veprimet që ndodhin dhe bëjnë raportin për katin e dytë. Ata raportojnë vetëm që si ka ecur puna apo a janë bërë detyrat dhe më pas në kat të dytë janë vendet e anëtare. Janë 27 vende që ulen për të marrë vendim dhe mënyra se si funksionon është konsensus. Mjafton që një të thotë nuk duam, vendimi nuk erret. Çdo vendim i BE merret me konsensus.
Por sot të gjitha vendet thonë se duam ta marrim Shqipërinë në BE. Por na duhet të kuptojmë se jemi vetëm në këtë betejë, kemi më të mëdhenj, jem shumica por vetëm. Se të tjerët janë kundër nesh dhe janë kaq të verbër saqë ngatërrojnë kundërshtinë me ne me interesin kombëtar dhe të mirën e përbashkët të vendit, e të fëmijëve tanë e të atyre që të shfrytëzojmë këtë moment dhe të hyjmë në BE.”, tha Rama.
Ndaj këtë lajm