LAJM I FUNDIT/ Bordi NDRYSHON sërish çmimet,ja sa kushton nafta dhe benzina
Nga dita e sotme, konsumatorët do të paguajnë shifra të reja në pikat e karburanteve. Bordi i Transparencës ka zyrtarizuar çmimet tavan për naftën dhe benzinën, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë.
Anonim
e mërkurë, 22 prill 2026 në 12:53 m.d.

Në mbledhjen e fundit, Bordi ka vendosur të reflektojë lëvizjet e fundit të bursës në tregun vendas. Sipas njoftimit zyrtar, kufizimet e reja të çmimeve hyjnë në fuqi këtë të mërkurë, datë 22 prill, në orën 12:30.
Çmimet e reja të shitjes:
• Nafta (Gazoil): Çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 202 lekë/litri, ndërsa për shitjen me shumicë tavani është vendosur në 190 lekë/litër.
• Benzina: Çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri, ndërsa me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Sa do të zgjasin këto çmime?
Çmimet e përcaktuara nga Bordi do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të analizohen sërish indikatorët e tregut ndërkombëtar dhe ecuria e bursës Platts.
Të gjithë operatorët e shitjes së karburanteve janë të detyruar të zbatojnë këto tavanë, ndërsa çdo shkelje e konstatuar nga organet kontrolluese do të shoqërohet me penalitete sipas ligjit në fuqi.
Ndaj këtë lajm